ISHP: Javën e kaluar janë regjistruar 1.875 raste me grip

Gjatë javës së kaluar, gjegjësisht nga data 5 deri më 11 shkurt, në vend u raportuan 1.875 raste të gripit dhe sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo përfaqëson 13.4 për qind më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e gjashtë të sezonit të kaluar, është rritur për 2.7 herë, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Marketing

“Gjatë javës së gjashtë raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP – RMV kanë mbërritur 56 materiale nga kontrollet rutinë për testime laboratorike, të testuara paralelisht për gripin dhe COVID-19 (SARS-CoV-2). Në këtë mënyrë janë zbuluar 12 raste pozitive të gripit: 11 influenza A(H1)pdm09 dhe 1 influenza A – jonëntipe. Një pacient është regjistruar me SARS-CoV-2”, thuhet në raport.