Maqedonia e Veriut i ka konfirmuar vlerat e saj si vend i besueshëm i Aleancës. Ai është vendi i katërt, i cili për nga numri i banorëve e ka ndihmuar Ukrainën, edhe atë jo vetëm me pajisje ushtarake, por edhe përmes mënyrave tjera të asistencës. Ne jemi shumë falënderues, sinqerisht shumë vende tjera më të pasura nuk kanë ndihmuar në atë mënyrë siç ka ndihmuar ky vend, theksoi ambasadorja amerikane Anxhela Ageler në intervistën për Kanal 5.
Ajo i falënderoi qytetarët dhe institucionet e vendit që e kanë mbështetur Ukrainën dhe përpjekjet e tyre, përmes NATO-s dhe përmes mënyrave tjera kundër, siç tha, pushtimit të tmerrshëm, brutal dhe të përgjakshëm të Rusisë dhe Putinit dhe luftën e cila zgjat dy vite.
Në pyetjen nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA këtë vit mund të ndikojnë në dinamikën e ndihmës ndaj Ukrainës, Ageler u përgjigj se nuk ka lodhje dhe se në ditët e kaluara Senati e ka miratuar ndihmën në vlerë prej 61 miliardë dollarëve të destinuara për Ukrainën, ndërsa tani është në radhë Dhoma e përfaqësuesve.
“Ajo që është me rëndësi në SHBA, gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, kemi zgjedhje këtë vit dhe për këtë gjithmonë do të ketë politika të caktuar, të cilët këtë çështje do ta përdorin për marrje të pikave politike, përmes asaj që kjo çështje të bëhet kontroverse. Unë besoj fuqishëm se qytetarët e SHBA-së e mbështesin Ukrainën, mbrojtjen e sovranitetit të tyre dhe përpjekjet që të përfundojë lufta, për këtë jam e bindur se do të vazhdojmë me ndihmën, njejtë siç jam e bindur se qytetarët e këtij vendi do ta bëjnë të njejtën”, theksoi ambasadorja e SHBA-së.
Nëse nuk zgidhet së shpejti konflikti në Ukrainë, ka pajtueshmëri që të eskalojë dhe ta rrezikojë Ballkanin Perëndimor, i cili edhe ashtu është vulnerabël, Ageler u përgjigj se kjo është çështje e rëndësishme pse luftimet dhe konfliktet nuk qëndrojnë brenda kufijve.
“Kjo filloi me pushtimin e Ukrainës nga presidenti Putin dhe ushtria ruse. Tashmë po e ndjejmë ndikimin e kësaj, gjegjësisht pasojat ekonomike, pasojat sociale po ndihen tashmë në mbarë botën. Maqedonia është një vend evropian, dhe ka një luftë në Evropë dhe kjo ka një ndikim të madh në të gjithë kontinentin. Prandaj është e domosdoshme që, pavarësisht faktit që trupat nuk kalojnë kufirin nesër, fakti që NATO mbron vendet anëtare të saj është i njohur. Njohja e kësaj dhe vendi që ka ky vend në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë është shumë e rëndësishme. Askush nuk është i sigurt, Putini nuk do të dorëzohet nëse nuk mposhtet”, tha Ageler.
Lidhur me sugjerimin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s se në prag të zgjedhjeve në vendin tonë pritet rritje e aktivitetit të kërcënimeve hibride, ambasadorja apeloi se është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë të dinë t’i njohin ato.