Sot Ministria e Ekonomisë mbyll Thirrjen për ndarjen e vauçerëve turistikë për punëtorët me të ardhura të ulëta

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve të pranuara, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që nga fundi i ditës së sotme, 16 shkurt 2024, deri në orën 15:30, të mbyllet Thirrja Publike për organizimin e pushimeve për punëtorët me të ardhura të ulëta për
vitin 2024.
Thirrja publike është publikuar më 12 shkurt në faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe në dy media të shkruara dhe afati i fundit për aplikim për këtë shpallje është 29 shkurt 2024.

Marketing

Mbi 3600 aplikime, përfshirë edhe ato me postë deri më sot janë pranuar në pesë ditë që nga publikimi i shpalljes në Arkivin e Ministrisë së Ekonomisë.
Ky numër aplikimesh pritet të rritet më tej me aplikimet që vijnë me postë në ditët në vijim.
Për këtë masë nga Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë janë siguruar mjete në vlerë prej 64.000.000 denarë (rreth një milion euro), prej të cilave janë planifikuar të lëshohen gjithsej 3.555 vauçerë për pushime për punëtorët me të ardhura të ulëta.
Sipas thirrjes publike, vauçerë prej 18.000 denarë ndahet për të gjithë personat fizik të cilët janë të punësuar dhe të ardhurat mujore të të cilëve në familje nuk i kalojnë të hyrat neto prej 50.000 denarë, të cilët do të aplikojnë për këtë masë në bazë të parimit “i pari
vjen-i pari shërbehet” dhe krahas kerkesës për të patur dokumentacion të plote sipas thirrjes publike.