Reagim nga ASH krahu i Selës

Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë. Dy ish funksionar qeveritar dhe një anëtar i larguar, asnjëri prej tyre funksionar partiak e as kuvendar, tentuan të kontestojë të drejtën statutare të veprimit të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit dhe gjithë anëtarëve dhe zyrtarëve të zgjedhur nga organet legjitime të partisë. Gjithçka që thanë është e pavërtetë dhe tentim për manipulim. E para, Kuvendin e thëret Kryetari i Kuvendit, ndërsa sa për konsultim me kryetarin e partisë, e kemi pritur dy muaj të thëret Kryesinë, e kemi pritur me javë për takim, por paraprakisht edhe jemi konsultuar. Jolegjitim dhe ilegat është tubimi i thirur në Kumanovë ku nuk pati as ftesë, as procesverbal, as vulë, as firmë, as edhe një procedurë statutare. Sa i takon Kongresit, atë e thëret Kryetari i partisë, ose 2/3 e kuvendarëve. Kongresin e thirën 2/3 e kuvendarëve të pranishëm në Kuvendin e vetëm legal të thirur nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela. Për falsifikime të nënshkrimeve dhe kuvendarëve është dëshmitarë i gjithë opiniomi, përmes dëshmive të vetë kuvendarëve të cilët edhe publikisht dolën dhe treguan se nënshkrimi i tyre është keqpërdorur në Kumanovë nga njerëz të paautorizuar. E kjo, po që paraqet vepër penale. Sa për të ashtuquajturin Kongres të cilin e kanë thirur, dje për sot, ka një sërë shkeljesh. Në radhë të parë nuk janë ftuar delegatët e Kongresit, as zyrtarët më të lartë, as deputetët, as shumica e delegatëve, që tregon se po përgaditet falsifikimi i radhës. Përveç kësaj, në nenin 28 të Statutit thuhet se me punimet e Kongresit, deri në momentin e zgjedhjes së kryesisë së punës, udhëheq Sekretari i përgjithshëm. Kush do ta hapë dhe udhëheq të ashtuquajturin Kongres që do të mbahet sot?
Duam të njoftojmë mbarë opinionin, anëtarët e Aleancës për Shqiptarët dhe delegatët e Kongresit, se mbledhja e sotme është jolegjitime dhe jolegale. Kongresi i vetëm legal mbahet të dielën, më 18 shkurt, me fillim në ora 13:00 në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup. Çdo thirje tjetër është shkelje statutare dhe mbledhje joligjore.

Marketing

– Aleanca për Shqiptarët –