Osmani: MPJ e angazhuar që mërgimtarët ti marrin pasaportat e reja në kohë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vizuar sot Konsullatën e Përgjithshme të Maqedonisë së Veriut në Mynih të Gjermanisë, ku bëhet fotografimi dhe marrja e të dhënave biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për shtetasit e Maqedonisë së Veriut. Osmani pretendon se kjo konsullatë po punon me përkushtim për të tejkaluar në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase sfidën e shkaktuar nga numri i madh i kërkesave për shërbime konsullore, veçanërisht në pjesën e dokumenteve të udhëtimit.

Marketing

“Ministria e Jashtme është organizuar tërësisht bërë t’u bërë shërbime njerëzve, që të marrin pasaportat e reja, të marrin fletë-udhëtimet ose çfarë dokumenti tjetër që u nevojitet për të arritur në shtëpi, por më e rëndësishmja është që të marrin dokumentet e udhëtimit të reja, që të mund të lëvizin lirshëm nëpër botë”, tha Bujar Osmani.

Ai më tej shtoi se, po bëhen përpjekje maksimale që qytetarët e vendit të mos ballafaqohen me probleme në shtetin ku jetojnë dhe punojnë, për shkak të obligimeve për nxjerrjen e dokumenteve personale.

“Po bëjmë përpjekje që veçanërisht në këto pika kritike siç është Boni, Munihu, Berlini, Berni, Roma, Venediku, Ljubljana të riorganizohemi me stacione shtesë bazë për fotografim, me diplomatë që i kemi dërguar, duke punuar në dy ndërrime, duke punuar të shtunën dhe të dielën”, tha Osmani.

Kujtojmë se më 12 shkurt, skadoi afati i vlefshmërisë së dokumtenteve të udhëtimin me emrin e vjetër të shtetit dhe tani më qytetarët e vendit, mund të udhëtojnë vetëm me dokumente me emrin e ri kushtetues. Ndërrimi i dokumenteve personale, u shndërrua në një makth të qytetarëve, për shkak të rrëmujës dhe pritjeve të gjata, jo vetëm për të aplikuar për dokumente të reja, por edhe pritjeve për të marrë dokumentet e reja. Sipas Ministrisë së Brendshme, vetëm gjatë dhjetorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti, janë fotografuar 176 mijë e 159 qytetarë për dokumente udhëtimi./tvklan.mk