Erdogan uron Pavarësinë: Marrja e komandës së KFOR-it tregues i rëndësisë që i kushtojmë paqes në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në 16 vjetorin e pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Marketing

Në letrën e tij, Presidenti Erdoğan ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojme paqes dhe stabilitetit si në Kosove ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst.”, thuhet ndër tjera në letrën e Erdoganit

Në vijim, gjeni letrën e plotë të urimit, të dërguar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.