Bexheti i dërgon mesazh opozitës: kush na vjen pa thirr n’obor!

Në ditën e festës së pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar, Republikën e Kosovës, po festohet gjithandej ku ka shqiptar.

Marketing

Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti sonte festoi në odën e ansamblit DUFLLA e cila për nder të festës së Pavarësisë kishte organizuar mbrëmje folklorike me grupe dhe artist nga vendi, Shkupi Tetova, Gostivari dhe Kosova.

Të shumta ishin këngët e rapsodëve që i kënduan pavarësisë, flamurit dhe heronjëve mirëpo vlen të theksohet kënga “Zakon Burri” që si duket kishte një mesazh të qartë nga kryetari i komunës z.Blerim Bexheti.

Kush na vjen pa thirrë në obor,

na si lam as vend për vorr.

Pasha jetën e pasha malet

Burri vdes e nuk lun prej fjalës

Këto janë disa nga vargjet e këngës që kënduan rapsodët e si duket përçon një porosi të qartë për opozitën e bashkuar e cila po tenton të hyjë në territorin e Bexhetit.

Më poshtë ju sjellim videon nga atmosfera në odë