Kompletimi i KShZ-së, 28 shkurt, votimi i Demirit, kandidat i vetëm

Më 28 shkurt, Kuvendi në seancë plenare do të votojë Abdush Demirin, anëtarë të shtatë të KShZ-së. Data konkrete është paraqitur opsioni më i realizueshëm në koordinimin e sotëm të kryeparlamentarit Jovan Mitreski, me koordinatorët e grupeve parlamentare. Fadil Zendeli, deputet i opozitares shqiptare Besa, thotë se brenda javës mundësitë për të mbledhur deputetët janë minimale pasi pjesa më e madhe e tyre javë në udhëtime zyrtare jashtë shtetit.

Marketing

“Për këtë javë ka vështirësi, për shkak se një numër i madh i deputetëve janë në vizita zyrtare jashtë shtetit, por mbetet e hapur që të bëhen konsultime që nëse ka brenda edhe kësaj jave diçka të bëhet, pro si datë e sigurt që mund të votohet anëtari i KShZ-së, Abdush Demiri, është 28 shkurti, javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një javë.”, – theksoi deputeti i LEN-it, Fadil Zendeli.

Zendeli: Kemi shumicën e nevojshme

Abdush Demiri mund të emërohet anëtarë i KShZ-së me dy të tretat e votave të deputetëve. Opozita shqiptare, Lëvizja Evropiane për Ndryshim e bindur se votat janë siguruar, nisur nga votimi i javës së shkuar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, ku pro ngritën dorën edhe deputetët të LSDM-së.

“Nuk presim të ketë vështirësi në votimin e kandidatit të opozitës shqiptare pasi tani shumica, veçanërisht LSDM-ja tregoi në mbledhjen e komisionit se ka disponim që t’i respektojë dispozitat ligjore dhe ajo që është vlerë e demokracisë në konstituimin e KShZ-së dhe presim që edhe me votat e opozitës dhe të shumicës në seancën e ardhshme plenare kjo çështje të tejkalohet.”, – u shpreh deputeti i LEN-it Fadil Zendeli.

Abdush Demiri mbeti kandidati i vetëm i opozitës shqiptare, pasi Zulfi Adili, i propozuar nga partia e Arjanit Hoxhës, javën e shkuar u tërhoq nga gara. KShZ aktualisht numëron gjashtë anëtarë, dy të VMRO-DPMNE-së, tre të LSDM-së dhe një anëtarë të BDI-së. Vendi i shtatë, të cilin e mbante Krenar Lloga, mbeti vakant me emërimin e tij në krye të dikasterit të drejtësisë.