O’Brien nga Podgorica: Mali i Zi është partner i fortë i NATO-s

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien deklaroi se Mali i Zi është një partner i fortë i NATO-s dhe se është krenar për këtë.

Marketing

Këto komente ai i bëri në Podgoricë pas takimit që pati me kryeministrin malazez, Milojko Spajiq,

“Gjatë takimeve u binda për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Ne mbështesim rrugën e Malit të Zi drejt BE. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me investimin në Mal të Zi, por se vendi hap derën për një treg më të gjerë,” tha O’Brien. .

Nga ana tjetër, shefi i ekzekutivit malazez vlerësoi se vizita e O’Brien tregon se një nga qëllimet e Qeverisë po realizohet – Mali i Zi është Singapori në Evropë.

“Ne presim rezultate të mëdha nga dialogu me kompanitë amerikane. Ne presim që ekonomia amerikane të jetë shumë më e interesuar për tregun tonë,” tha Spajiq, shkruan Vijesti.

Ai shtoi se Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i propozuar nga Bashkimi Evropian është shumë i rëndësishëm për Malin e Zi dhe këtë e kanë parasysh partnerët nga SHBA-ja, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pasi ai tha se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit dhe se se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.