Zgjedhjet presidenciale / Kovaçevski: LSDM do të shpallë kandidatin në fund të këtij muaji

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha sot se kandidati për president partia e tij do ta shpallë në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Ai shtoi se Kandidati i LSDM-së do të mbështetet nga të gjitha partitë me të cilat LSDM është në Koalicion. I pyetur nëse kandidati i tyre do të mbështetet edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kreu i LSDM-së tha se për këtë duhet të përgjigjen nga BDI. Kovaçevski tha se periudhën e fundit nuk është takuar me kreun e BDI-së por pritet që të takohen së shpejti.

Marketing

“Kam thënë se kandidatin për president nga LSDM-ja do ta shpallim në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm. Do të jetë një kandidat që do të mbështetet nga të gjitha forcat progresive dhe të gjithë partnerët tanë të koalicionit. Se sa kandidatë për president do të jenë do të varet nga partitë, unë nuk do të ndërhyj, çdo parti politike ka të drejtë të kandidojë për president. A do ta mbështesë BDI kandidatin tonë? Nuk e di, kjo duhet pyetur tek BDI”, tha Dimitar Kovaçevski.