Moldavia dhe RMV do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e gjyqësorit

Moldavia dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, do të intensifikojnë bashkëpunimin e ndërsjellët dhe do të ndajnë përvojat në fushën e gjyqësorit me qëllim të anëtarësimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Marketing

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq në Zagreb mbajti takim bilateral me Ministren e Drejtësisë së Moldavisë, Veronika Mihailov-Moraru, ku u diskutua për rrugën evropiane që i pret të dy vendet.

Madiç e ftoi Moraru në një vizitë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë dhe së bashku me përfaqësues nga të dyja ministritë, të mbahet punëtori e përbashkët ku do të shkëmbehen përvojat.