Zgjedhjet 2024/ Të premten nis grumbullimi i nënshkrimeve

Të premten më 23 shkurt nis afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe deputetë. Afati zgjat deri më 8 mars, konform afateve të KSHZ-së.

Marketing

KSHZ-ja në seancë miratoi Rregulloren për grumbullimin e nënshkrimeve , që sot do të publikohet në ueb-faqen e Komisionit.

“Grumbullimi i nënshkrimeve zhvillohet para të gjithë njësive rajonale dhe zyrave të KSHZ-së të vendosur në selitë e 34 vetqeverisjeve lokale dhe para organeve kompetente. Procedura nis më datë 23 dhe vazhdon pandërprerë për çdo ditë. Njësitë rajonale do të punojnë me dy ndërrime nga ora 08.00 deri 20.00, derisa ditën e fundit më 8 mars do të punohet deri ora 24.00” – thonë nga KSHZ.

KSHZ-ja ka miratuar edhe Rregulloren për veprimin e policisë gjatë zbatimit të zgjedhjeve. Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka theksuar se bëhet fjalë për Rregulloren e njëjtë nga zgjedhjet e vitit 2021.

Zgjedhjet presidenciale mbahen më 24 prill, kurse fushata nis më 4 prill dhe përfundon më 22 prill, kur hyn në fuqi heshtja për zgjedhjet presidenciale.

Zgedhjet parlamentare janë më 8 maj kurse fushata nis më 18 prill deri më 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, do të zhvillohet fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Sic sqaruan nga KSHZ-ja, kjo paraqet një situatë unikale dhe të paparë deri më tani.