Dallimet që kërcënojnë koalicionin Vetëvendosje-Guxo, Kurti dhe Osmani s’pajtohen për SHBA

Lëkundja e marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e bashkuara, për shkak të vendimit për dinarin, duke se po lëkund edhe koalicionin qeverisës.

Marketing

Qëndrimi i vendosur i kryeministrin Albin Kurti, i cili ka pranuar se me SHBA nuk mund të pajtohen për gjithçka, ka rënë ndesh me tonet e zbutura të presidentes Vjosa Osmani e cila, përpiqet të ruajë ekuilibrat dhe çdo ditë e më shumë po i mëshon rëndësisë së partneritetit me ndërkombëtarët veçanërisht Shtetet e Bashkuara.

E megjithatë, pavarësisht kësaj qasjeje të ndryshme, analistët vërejnë se presidentja Osmani është kujdesur që të shmangë kritikat ndaj kryeministrit Kurti.

Por teksa për momentin ka një përpjekjet për të mos i cenuar raportet si nga Kurti ashtu edhe Osmani, a ekziston rreziku që ato të acarohen dhe të shkojnë drejt një krisje të plotë, gjatë 2024, që është edhe vit elektoral…?