Kurti: Na duhen serbë që flasin shqip dhe shqiptarë që flasin serbisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë me gazetarin Andrew Mueller për radion “Monocle”, ka folur për zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë për kritikat lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon pagesat me dinarë.

Marketing

Kreu i ekzekutivit deklaroi se janë qeveria që kanë bërë më së shumti për t’i ndihmuar serbëve, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se nevojitën gjenerata të reja që flasin serbisht dhe serbë të rinj që flasin shqip.

“Ministri Nenad Rashiq ka bërë shumë më shumë se paraardhësit e tij. Kemi hapur departamentit për Ballkanistikë në Fakultetin e Filologjisë, kështu që gjenerata të reja të shqiptarëve mësojnë serbisht, boshnjakisht, kroacisht. Unë jam nga gjenerata e fundit që mund të flas serbisht, na duhen gjenerata të tjera që flasin serbisht dhe serbë që flasin shqip, sepse unë besoj në multikulturizmë përmes komunikimit të njerëzve.”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri tha se po kritikohen pasi janë të suksesshëm dhe se nuk bëhet fjalë për dështim në integrimin e serbëve./