Gjermania thyen tabu me “Miss Germany 2024”

Apameh Schönauer u emërua Miss Gjermania 2024. Ajo është me origjinë iraniane dhe arkitekte me profesion.

Marketing

Schönauer thotë se është e apasionuar pas të drejtave të grave dhe ndihmon emigrantët të asimilohen me jetën në Gjermani.

Fitorja e saj konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtimin më gjithëpërfshirës që ka marrë konkursi që nga viti 2019,.

Nga një garë bukurie fizike dhe bikini drejtë vlerësimit të personalitetit dhe veprimeve të konkurrentëve.

Finalistet e këtij viti ishin ndryshe nga çdo mbretëreshë bukurie që vendi ka parë më parë, një grua jeton me një zemër donatore për dy vjet e gjysmë. Një tjetër ka një sëmundje të rrallë autoimune dhe përdor një karrige me rrota.

Këtë vit, u hoq edhe kufiri i moshës, finalistja më e vjetër ishte 42 vjeçe.