ASH hap Shtabin Zgjedhor në Sopishte

Aleanca për Shqiptarët në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, vazhdoi me aktivitetet e hapjeve të shtabeve zgjedhore. që do ta sigurojnë fitoren më 24 prill dhe 8 maj.

Marketing

Sonte në hapjen e Shtabit Zgjedhor në Sopishte, i pranishëm ishte edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari.

Për shef të Shtabit Zgjedhor në Sopishte u zgjodh Sheval Sulejmani, ndërsa Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë me hapjen e shtabeve zgjedhore në çdo qytet dhe vendbanim shqiptar në Maqedoninë e Veriut.