Liverpooli e Roma shkatërrojnë kundërshtarët, shpëton Bayer Leverkuseni

Kanë përfunduar ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Marketing

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “epet ARENA”, Liverpooli e ka mposhtur 5:1 skuadrën e Slavia Prague, raporton KosovaPress.

Golat për “Të Kuqtë” i shënuan Mac Allister (minuta e 6’), Nunez (minuta e 25’ dhe minuta e 45+3’), Diaz (minuta e 53’) dhe Szoboszlai (minuta e 90+4’), ndërkaq goli i nderit për vendasit ishte autogol nga Connor Bradley (minuta e 46’).

Po ashtu, fitore të thellë sot regjistroi edhe skuadra e Romës, e cila e mposhti 4:0 në “Stadio Olimpico” Brightonin.

Ndërkaq, Bayer Leverkuseni ishte afër sot të njoftohej me humbjen e parë të sezonit, por që shpëtoi në çastet e fundit, ndërsa barazoi 2:2 me Qarabagun.

Rezultatet finale:

Roma 4:0 Brighton

Qarabag 2:2 Bayer Leverkusen

Slavia Prague 1:5 Liverpool