Në transmetim live, gazetarja fton futbollistin në shtëpi (VIDEO)

Real Madridi barazoi në mesjavë 1-1 me RB Leipzig në ndeshjen e kthimit të 1/8 në Champions League, duke kaluar më tej në çerekfinale edhe falë fitores minimale në ndeshjen e parë.
Pas duelit për mediet foli Jude Bellingham. Mesfushori anglez pati një fund interviste të vështirë, me gazetaren italiane Alessia Tarquino të Amazone Prime që veçse i kërkoi t’i thoshte direkt të birit për t’u fokusuar te mësimet, e ftoi edhe në banesë.

Marketing

“Ju kam borxh një mirënjohje sepse pas bisedës sonë, djali im po sillet shumë më mirë, ndaj faleminderit shumë ”, i tha Alessia të riut Jud.

Pastaj ajo i kërkoi të fliste me të birin direkt për detyrat e shkollës, pasi si fans i tij do e dëgjonte.

“Në fakt kam edhe një kërkesë, a mund t’i thuash të bëjë detyrat e spanjishtes?”

Bellingham ishte i shpejtë.

“Gabriel, bëj detyrat e shtëpisë në spanjisht ose do të përfundosh si unë, nuk do të flasësh shumë spanjisht.”

Më pas erdhi pyetja që befasoi dëgjuesit.

“A doni të vini në shtëpi me mua?”.

Bellingham, ndonëse flet pak spanjisht, kuptoi menjëherë gjithçka dhe pa drejt e në objektivin e kamerës me sy të zmadhuar.

“Ji i qetë ,” u përgjigj ai në anglisht.

Italiania u përpoq të rregullonte gjërat.

“Ti je djali im i përsosur, mos ketë keqkuptime nuk është propozim ”, shtoi ajo. https://twitter.com/simzwitschert/status/1766091483977793742?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1766091483977793742%7Ctwgr%5Ed97b97357f71fe088409032f16abe120099ef213%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-ne-transmetim-live-gazetarja-fton-futbollistin-ne-shtepi%2F