Meghan Markle flet për bullizmin që ka përjetuar gjatë shtatzënive

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle ka folur për mizorinë e rrjeteve sociale dhe urrejtjen që ajo ka marrë nga ato, gjatë shtatëzënive të saj.

Marketing

Dukesha e Sussex ishte ndër folëset kryesore të premten në diskutimin “Thyerja e barrierave, formësimi i rrëfimeve: Si gratë udhëheqin brenda dhe jashtë ekranit”, ku 42-vjeçarja ndau rreziqet që lidhen me platformat e mediave sociale.

Paneli, i përbërë nga Meghan, gazetarja veterane Katie Couric, aktorja Brooke Shields dhe autorja-sociologia Nancy Wang Yuen, u pyet nga moderatori Errin Haines se si e kanë menaxhuar toksicitetin në dukje të pafund të drejtuar ndaj tyre në mediat sociale.

Duke vënë në dukje se media sociale është një mjedis i favorshëm për urrejtje, Meghan tregoi posaçërisht se kur i erdhi urrejtja më e madhe.

“Unë mbaj distancën time nga ato tani vetëm për mirëqenien time, por pjesa më e madhe e ngacmimit dhe abuzimit që po përjetoja në mediat sociale dhe në internet ishte kur isha shtatzënë me Archie dhe Lili” tha Meghan.

Për këtë event, Markle dukej e sofistikuar me një fustan maxi mëndafshi me vija dhe kopësa, të cilin e kishte aksesuar me vathë floriri dhe taka të bardha me majë. Markle vazhdoi, duke thënë se ajo nuk mund ta kuptojë pse dikush do të synonte një nënë në pritje ose të re gjatë asaj “kohe të shenjtë”.

“Nuk është e keqe, është mizore. Se kuptoj pse e bëjnë këtë, sidomos gjatë shtatzënsisë së dikujt, me një të porsalindur, të gjithë e dimë si nëna, për ne është një kohë e shenjtë”, tha Meghan.