Partia e Lëvizjes së Turqve me mbështetjen për Pendarovskin

Në Shkup është mbajtur mbledhja e Kuvendit Qendror të Partisë për Lëvizjen e Turqve, ku u diskutua për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Njëzëri u vendos që të mbështesin Stevo Pendarovskin.

Marketing

“Besojmë se në pesë vitet e kaluara, me ndershmërinë, transparencën dhe përkushtimin e tij, Pendarovski arriti të kthejë integritetin e lëkundur të institucionit të Presidentit.Gjatë gjithë mandatit të Pendarovskit kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm për përmirësimin e pozitës së komunitetit turk si dhe për politikat që ishin në interes të shtetit, përkatësisht në rrugën drejt qëllimeve strategjike. Besojmë se bashkëpunimi do të vazhdojë me dinamikë më të madhe edhe në mandatin e dytë të Pendarovskit”, thonë nga PLT.

Pas takimit, kjo parti zhvilloi takim edhe me presidentin Pendarovski, ku u bisedua për objektivat programore të dhe integrimin e turqve në programin e mandatit të ardhshëm.