Struga dhe Shkupi fitojnë, Voska e ndal Shkëndijën

Struga dhe Shkupi kanë marrë fitore, ndërsa Shkëndija është ndalur me barazim në ndeshjet e luajtura mesditën e sotme në kuadër të xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët në fuqi triumfuan me rezultat 3:1, ku golat i realizuan Ibraimi, Rufati e Zguro, përderisa për mysafirët nga Strumica shënoi Jankulov.

Marketing

Shkupi në Çair fitoi Rabotniçkin me rezultat 3:2, ku heroi doli të jetë Ratubjaje që shënoi dy gola dhe një tjetër e realizoi Groner, përderisa për “romantikët” shënuan Adem dhe Gando.

Me barazim pa gola është mbyllur takimi në Tetovë ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Shkëndijës dhe Voska Sportit, përderisa as Gostivari me Vardarin nuk shkoi më shumë së një barazim 0:0.

Ndërkohë në dy ndeshjet tjera, Sileksi mundi me shifra 1:0 Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Tikveshi triumfoi ndaj Bregallnicës me rezultat 2:1.