Asgjë nga veturat elektrike në Tetovë, e.Go në prag të falimentimit

Next.e.Go Mobile njoftoi vendimin e saj për të paraqitur një kërkesë për procedurë falimentimi në gjykatën kompetente të qarkut në Ahen. Ky, siç shpjegojnë ekspertët, është një hap drejt procedurave të falimentimit.

Marketing

Në informacionin e transmetuar në faqen e Market Screener, thuhet se “Next.e.GO. Mobile”, një prodhues inovativ gjerman i automjeteve elektrike me bateri, njoftoi sot vendimin e saj për të paraqitur një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit në gjykatën kompetente të qarkut në Ahen.e.GO është një degë në pronësi të plotë të Next.e.GO N.V., e cila është e listuar në bursën Nasdak në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi për të aplikuar për procedurat e falimentimit vjen pas zhvillimeve dhe sfidave të fundit negative në industrinë e automjeteve elektrike, paqëndrueshmërisë në tregjet e kapitalit, të përkeqësuar nga situata e fundit, thuhej në deklaratë. Gjithashtu theksohet se duke pasur parasysh mjedisin e pafavorshëm të tregut, instrumentet financiare të ofruara nga kompania me bazë kapitali nuk mund të performonin në nivelin dhe ritmin e pritur.

Në mesin e gushtit 2022, në Tetovë u nënshkrua marrëveshja për prodhimin e makinave elektrike në mes të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale dhe kompanisë gjermane NEXT.E.GO MOBILE” dhe u vendos gurthemeli i një fabrike në TIRZ Tetovë.

Sipas njoftimeve të asaj kohe, fabrika do të ndërtohej në 60 mijë metra katrorë, ku do të punësoheshin 900 persona dhe investimi i përgjithshëm do të ishte 130 milionë euro.

Ndryshe para pak ditësh Drejtoria për TIRZ si përfaqësues i Qeverisë në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë e.Go. njoftoi se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë. Për të gjitha hapat e mëtejshëm lidhur me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme lidhur me realizimin e mundshëm, Drejtoria për TIRZ, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të ofrojë informacion në kohën e duhur”, thuhej në njoftimin nga TIRZ.