Bayern pajtohet me dënimin e UEFA-s, s’ka tifozë në ndeshjen e Champions League

Pas një shqyrtimi të plotë të situatës, FC Bayern ka vendosur të mos apelojë në UEFA kundër vendimit për ndalimin e tifozëve në ndeshjen çerekfinalje të Champions League.

Marketing

Klubi e pranon vendimin pasi kushtet përkatëse të Federatës Evropiane të Futbollit u shkelën në ndeshjen e 1/16-tës kundër Lacios.

“Ne duhet ta pranojmë këtë dënim. Jo vetëm që u hodhën mjete piroteknike, por kishte edhe sjella të tjera të dobëta e të qëllimshme nga tifozët tanë. Në përgjithësi ne jemi shumë të lumtur që jemi në çerekfinale, por fakti që tani duhet të luajmë jashtë pa mbështetjen e tifozëve tanë është një goditje e madhe. Një grup i vogël shkelësish individuale kanë bërë një dëmtim për të gjithë mbështetësit tanë dhe ekipin. Megjithatë, kam besim se ekipi ynë do të gjejë një mënyrë për të dhënë performancën më të mirë që do të nevojitet në çerekfinale” ka thënë drejtori i Bayern, Jan-Christian Dreesen.