​Klopp tregon nëse po e mendon opsionin e qëndrimit te Liverpooli

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp të mërkurën tha se kthimi i Michael Edëards në klub si shef ekzekutiv i futbollit nuk do të ketë asnjë ndikim në vendimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit.

Marketing

Gjermani ka folur me Edëards, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të suksesshme si drejtor sportiv i klubit deri në largimin e tij në vitin 2022, por nuk do të ketë një kthesë dramatike.

“Ne patëm atë bisedë, por kjo nuk është një temë për të folur”, u tha Klopp gazetarëve. “A mund ta imagjinoni se kam ndryshuar mendje?. Është sikur ‘Kurrë një klub tjetër në Angli’ dhe vitin e ardhshëm të nëshkruaj me ndonjë klub anglez. Mendoj para se të them këto gjëra. Për mua është klubi më i mirë në botë por unë do të largohem. Unë thjesht dua që ky klub të bëjë sa më mirë që të jetë e mundur me njerëzit më të mirë në krye dhe Michael është një zgjedhje e mirë”, theksoi trajneri gjerman, përcjellë KosovaPress..

“Ne folëm për shumë gjëra, çfarë mendoj për lojtarët, çfarë duhet të ndryshojë dhe një bisedë vërtet të mirë. Jam vërtet i lumtur. Dua që të jetë vendi më i mirë i mundshëm pasi të largohem. Mendoj se është një zgjidhje e mirë dhe biseda jonë ishte padyshim e mrekullueshme,” shtoi ai.