Krim i rëndë në familje/ 46-vjeçari vret gruan dhe vajzën pas një konflikti, viktimat gjenden me 16 plagë në trup

Një vrasje brutale është regjistruar në Turqi ku një 46-vjeçar ka goditur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Mësohet se autori kishte goditur 16 herë me thikë gruan dhe 12 herë vajzën e tij. Ngjarja u regjistrua pak pas mesnatës së së mërkurës në Erzurum të Turqisë.

Marketing

Sipas mediave turke, Zulkuf Boskun goditi për vdekje gruan e tij infermiere 44-vjeçare Kadriye pas një debati dhe vajzën e tij 20-vjeçare, Asude pasi ajo u përpoq të ndalonte babain e tij. Sipas informacioneve të para, vrasja e dyfishtë ka ndodhur në orën 00:20 në një banesë në katin e pestë të një pallati në Erzerum.

Duke dëgjuar përleshjen, Asude, e treta nga katër fëmijët e familjes, shkoi në dhomën e gjumit ku ishin prindërit e saj.

Në një moment Zulkuf, i cili raportohet se vuante nga probleme psikologjike, mori një thikë nga kuzhina dhe sulmoi duke plagosur për vdekje gruan dhe vajzën e tij. Kur motrat e autorit dëgjuan zërat e nënës dhe vajzës, hynë në dhomë dhe tentuan t’i hiqnin thikën nga duart e Zulkufit, i cili megjithatë vazhdoi të godiste me thikë dy viktimat.

Pasi nënë e bijë ranë pa ndjenja nga gjakderdhja, Zulkuf u ngrit në këmbë para se të arrestohej disa orë më vonë. 46-vjeçari punonte për 23 vite si mësues i Gjeografisë në shkolla dhe ishte shtruar në spital për probleme psikologjike.