VLEN: Bujar Osmani, shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale ( VIDEO)

Partia e korruptuar në pushtet në presion nga humbja që i pret, po i ndryshon qëndrimet e veta çdo 5 minuta.

Marketing

Para pak ditësh Ali Ahmeti dhe BDI publikisht dolën kundër idesë për President shqiptar në një nga televizionet e Republikës së Kosovës, ku theksoi se është herët për një gjë të tillë. Mirëpo çuditërisht, pas shpalljes së kandidaturës së kandidatit të koalicionit VLEN, Dr. Arben Taravari, turr e vrap ndryshuan qëndrim. Kandiduan Bujar Osmanin, për të vetmen arsye për të mos e lejuar që të ketë vetëm një kandidat të përbashkët shqiptar.

Sot jemi këtu, që shkurtimisht të tregojmë pse Bujar Osmani është thjesht kurbani pa bajram i BDI-së në këto zgjedhje. Ai asnjëherë nuk mund denjësisht ti përfaqësojë shqiptarët.

Bujar Osmani, të nderuar qytetarë, nuk mundet assesi ta quajë vehten kandidat për të përfaqësuar shqiptarët, sepse për turpin e tij ai është shqiptari i parë dhe i vetëm me lëndë në Prokurorinë Speciale, ku është akuzuar për korrupsion, në lëndën me emrin Pacienti.

Pacienti Bujar Osmani nuk mund të fitojë përballë doktor Taravarit, sepse Taravari Vlen, ndërsa Bujari gënjen.

Pacienti Bujar Osmani nuk mund të ngjallë shpresë te shqiptarët, sepse as si ministër i jashtëm dhe as si kryesues i OSBE nuk e pa të udhës as edhe njëherë të dalë në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës e as të bëjë një vizitë atje. Madje, me shumë ëndje promovonte fotografi me Vuçiqin.

Pacienti Bujar Osmani nuk mund ta ketë gojën plot me Evropë sepse ai ishte politikani i parë i kontinentit tonë që pas agresionit rus ne Ukrainë e hapi derën dhe priti në Shkup dorën e djathtë të Vladimir Putinit, Sergej Lavrovin. Çka ke të flasësh ti për Evropën kur ia hap derën Rusisë, o pacient Osmani?

Pacienti Bujar Osmani nuk mund të kërkojë veting ndërkombëtar, sepse fillimisht duhet të fillojë nga vetja dhe shokët e tij, teksa botërisht dihet se ai dhe partia e tij janë futur me dy këmbë në gjyqësi, e shkojnë aq larg sa që me çdo kusht insistojnë ta amnestojnë dhe kthejnë Nikolla Gruevskin si hero kombëtar në RMV. Pas sa muajve prej pyetjes tonë publike, ende sot e kësaj dite nuk kemi përgjigje pacienti Bujar Osmani a ka qenë ai edhe zyrtarisht apo vetëm privatisht për ta takuar Nikolla Gruevskin në Budapest?

Pacienti Bujar Osmani nuk mund të flet dhe keqpërdor aleatët strategjik, sepse duhet vetëm të analizoni fotografitë nga tubimi i tij promovues në sallën modeste Kale, ku ishte i rrethuar nga politikanë në listën e zezë Amerikane, nga dhunuesit e M-NAV-it, nga Artan Grubi – mbreti i kazinove dhe partneri i nëntokës serbe, nga eksponentët e BDI të afërt me Daka Davidoviç, nga Drin Ahmeti – investitori më i ri milioner dhe pronari i SORAVISË, nga Përparim Bajrami – ekzekutuesi i bizneseve më të pista dhe dorë e djathtë e Artan Grubit, që do të mbahet mend që arriti që të fut kazinot online në çdo shtëpi. Me këta njerëz të listave të zeza e të krimeve të zeza ky na flet për Amerikë e Evropë? O pacient, nuk e mbështet Amerika krimin dhe korrupsionin, mos shpreso kot.

Në periudhën e ardhshme do t’i shpalosim të gjitha aferat korruptive dhe keqpërdorimet e pacientit Bujar Osmani në funksionet që ai ka bartë, e skandale të tilla ka pasur në të gjitha pozitat të cilat i ka ushtruar.

Ia VLEN të demaskohen këto figura që NUK VLEJNË!

NDRYSHIMI PO VJEN sepse Ndryshimi VLEN! https://www.facebook.com/100094760417703/videos/949204239952784/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v