Escobar takohet kokë më kokë me Kurtin, zbardh bisedën: Premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet që i bëra

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, zhvilloi sot një takim koke më kokë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Marketing

Pas përfundimit të takimit Escobar zbuloi për mediat temat që diskutoi me Kurtin. Ai tregoi se pati diskutime të mira për çështjen e dinarit.

Ecobar tha se Kurti e ka marrë parasysh shqetësimin amerikan për efektin e ndalimit të dinarit tek serbët lokalë dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që Escobar i ka bërë në takim.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që preken më së shumti nga ky vendim. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim në ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, ka thënë Escobar.