Dita Starova Qerimi dekorohet nga presidenti i Italisë, me mirënjohjen “Kalorësi i Rendit Ylli i Italisë”

Drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova Qerimi ka marrë dekoratë nga ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri, përcjell TV21.

Marketing

Dekoratën e pranuar e ka ndarë presidenti i Italisë, për vendosjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve personale dhe profesionale me Republikën e Italisë, për bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve nga të dy shtetet, me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme.

“- Përveç punës që e bën me zell, ajo është një personalitet vërtet i mirë dhe mike e vërtetë e vendit tonë. Gëzohem që presidenti i Italisë, Serxho Matarella, e pranoi propozimin tim që Starova Qerimit t’i dorëzohet kjo dekoratë. Ky është një falënderim nga Italia për kontributin në afrimin e dy kulturave, por edhe për karrierën plotësisht të suksesshme si menaxhere kulturore – theksoi ambasadori Silvestri.

Ndërkaq Qerimi Starova, ka treguar se cilëve individë ua dedikon dekoratën.

“Dekoratën ua dedikoj fillimisht prindërve të mi Luani dhe Gëzimja që më besuan, më pas bashkëshortit tim Fidan Qerimi dhe fëmijëve Arbëri dhe Arba si falënderim për gjithë mbështetjen e tyre.

Falënderoj ekipin e mrekullueshëm të Galerisë Nacionale me të cilin e ndër vite e shkruajmë historinë e suksesshme të institucionit tonë, falënderoj për mbështetjen të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe ndjekësit tjerë në planin profesional dhe privat.❤️“, shkruan Dita Starova Qerimi.