MPB-ja vazhdon kontrollet në komunikacion, gjobiten 167 vozitës në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 gjoba, nga të cilat: gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, 23 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit …

Marketing

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.