Mbërrijnë afro 200 ton ndihma humanitare në Gaza (VIDEO)

Organizata “World Central Kitchen” ka bërë të ditur se në Gaza kanë mbërritur afro 200 ton ndihma humanitare.

Marketing

Sipas WCK-së, në Gaza kanë mbërritur afro 200 ton oriz, miell e proteina, ku bëhet e ditur se një tjetër anije po përgatitet që të mbërrij në Gaza nga Qipro.

Në lidhje me këtë ka reaguar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili e falënderoi organizatën për siç e quajti ai “këtë akt njerëzimi dhe një rreze shpresë në kohë të errëta”.

“Ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza shpejt dhe me të gjitha mjetet e mundshme, veçanërisht nga toka, për të parandaluar përhapjen e urisë”, shkroi Borrell, transmeton Klankosova.tv.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hartuar një projekt-rezolutë e cila thotë se marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit duhet të çojë në armëpushim të qëndrueshëm.

Projekt-rezoluta, e siguruar nga CNN, vë në dukje “përpjekjet diplomatike të intensifikuara nga Egjipti dhe Katari, që synojnë lirimin e pengjeve, rritjen e ofrimit dhe shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe zbutjen e vuajtjeve të civilëve në Gaza përmes një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim i menjëhershëm prej rreth gjashtë javësh”.

Marketing