Kandidaturat për president, KSHZ: Afati për dorëzim deri me 19 mars

Mesnatën e 19 marisit skadon afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për President. Zakonist dorëzimi i kandidaturave bëhet ditën e fundit, thonë nga KShZ-n.

Marketing

Siç është bërë e ditur nënshkrimet e nevojshme i kanë grumbulluar Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”, kandidati i GROM Stevço Jakimovski, Maksim Dimitrievski lideri i lëvizjes “E DIJ” dhe Biljana Vankovska nga “E Majta”.

“Deri në këto momente në KShZ nuk ka të dorëzuara lista, mirëpo tradicionalisht të gjithë të interesuarit që të garojnë në këto zgjedhje presin afatin e fundit konkretisht 19 marsit kur do të dijmë saktë se sa lista do të parashtrohen për kandidat për President, pastaj KShZ ja në bazë të afateve të parapara në Kodin Zgjedhor do të veprojë duke kontrolluar këto lista se sa i plotësojnë kushtet për të qenë të miratuara nga ana jonë” – tha Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Në ndërkohë vijon afati edhe për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati i fundit për dorzimin e tyre është deri në mesnatën e 2 prillit.

Në ndërkohë edhe kontrolli publik i të dhënave në Listën Zgjedhore është në vijimë e sipër dhe i njëjti do të zgjas deri më 18 mars.

Deri më tani në KShZ kanë arritur mbi 4.500 ankesa të qytetarëve për ndryshimin e të dhënave të tyre. Pas përfundimit të afatit, KSHz do ti shqyrtojë këto kërkesa.

“Pasi do të mbaroj kontrolli publik i Listës Zgjedhore atëherë të punësuarit në KSHZ veprojnë mënjëherë për ti përmirësuar këto të dhëna në qoftë se kërkesa është e bazuar dhe në qoftë se kërkesa disponon dokumentacionin përkatës dhe deri në momentin e mbylljes e listës zjgedhore këto të dhëna në qoftë se janë adekuate e bazuar si dëshmi, kërkesa do të miratohet dhe të dhënat e këtyre personave do të rregullohen” – u shpreh Shabani.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahen më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë më 8 maj, dita kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore e presidencialeve do të zhvillohet prej më datë 4 deri më 22 prill, ndërsa fushata parlamentare prej më 18 prill deri më 6 maj.

Marketing