Rama: Dronët Bayraktar në Shqipëri, janë gati si mjete fluturuese pa pilot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, tashmë kanë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilot, shkruan Gazeta Sinjali.

Marketing

Ai ka thënë se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë.

“Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot. Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, ka shkruar mes tjerash Rama.