Shtëpia e Bardhë konfirmon bisedën telefonike mes Bidenit dhe Netanyahut

Më herët u raportu se presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të zhvillonin bisedë telefnike, për herë të parë pas 32 ditësh.

Marketing

Tani Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar se thirrja mes tyre është realizuar, shkruan Sky News.

“Presidenti Biden foli me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu për të diskutuar zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gaza, duke përfshirë situatën në Rafah dhe përpjekjet për të rritur ndihmën humanitare për Gazën”, thuhet në njoftim.