Ageler: SHBA-ja do të vazhdojë t’i emërojë funksionarët e përfshirë në korrupsion

Emërimet e ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kandidatit për president Stevço Jakimovski nuk duhet ta befasojnë askënd, tha ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler dhe porositi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i emërojë funksionarët e cilës do parti, degë të qeverisë apo bashkësi që është e përfshirë në korrupsion.

Marketing

Ageler, në kumtimin në Fejsbuk, porositi se populli i Maqedonisë së Veriut meriton drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet e veta.

“Emërimet e sotme të ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kandidatit për president, Stevço Jakimovski nuk duhet befasuar askend. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i emërojnë funksionarët e cilës do parti, degë të qeverisë apo bashkësie që është e përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm. Populli i Maqedonisë së Veriut meriton drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet e veta në mënyrë që të ndalet vala e sjelljeve kriminele dhe të ndalet kanceri i korrupsionit”, thuhet në qëndrimin e ambasadores Anxhela Ageler, të publikuar në faqen në Fejsbuk të ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Për shkak të përzierjes në korrupsion të konsiderueshëm Departamenti amerikan i Shtetit sot emëroi disa funksionarë nga Ballkani Perëndimor në “listën e zezë”, mes të cilëve edhe ish-kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dhe kryetarin aktual të komunës së Karposhit dhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski.

Krahas Janevës dhe Jakimovskit, Departamenti i Shtetit i cakton edhe anëtarët e familjes së tyre më të ngushtë – dy djemtë e moshës madhore të Jakimovskit, Goce Jakimovski dhe Damjan Jakimovski, dhe bashkëshortin dhe djalin e rritur të Janevës, Venci Janev dhe Llazar Janev. Këto veprime i bëjnë Janevën, Jakimovskin dhe anëtarët e familjeve të tyre më të ngushta në përgjithësi të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Veprimet e tyre, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit, e minojnë sundimin e së drejtës dhe besimin e opinionit në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit, së bashku me Janevën dhe Jakimovskin e kumtoi edhe emërimin publik edhe të ish-kryetarit të komunës së Kaçanikut, Kosovë, Xhabir Zharku.

Në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit, paraprakisht u ndodhën edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Koço Angjushev, Ramiz Merko, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko.