Yulia Navalnaya pas fitores së Putinit: Asgjë nuk ka mbaruar

Yulia Navalnaya, the widow of Alexei Navalny, takes part in a meeting of European Union foreign ministers in Brussels, Belgium February 19, 2024. REUTERS/Yves Herman/Pool

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, përmes një video mesazhi, u ka kërkuar rusëve që të mos heqin dorë nga lufta kundër regjimit, pas fitores së Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale.

Marketing

“Ne do të luftojmë që askush në botë të mos e njohë Putinin si një president legjitim, në mënyrë që askush të mos ulet për të biseduar me të, në mënyrë që mafia e Putinit të luftohet si një grup i krimit të organizuar, në mënyrë që të gjithë ta kuptojnë se Putini nuk është Rusi”, ka deklaruar Navalnaya.

Ajo i falënderoi të gjithë ata që protestuan të dielën pranë qendrave të votimit. Kjo strategji proteste u miratua edhe nga lideri i opozitës Alexei Navalny jo shumë kohë përpara vdekjes së tij.

“Ne i kemi dëshmuar vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë, ne nuk e zgjedhim atë dhe nuk heshtim. As frikësimi dhe as kërcënimet nuk funksionuan. Ju jeni më të fortë se ata”, shtoi Navalnaya.