Ndryshojnë rregullat për pushime në Greqi, tani e tutje duhet të “luftoni” për një shezllon

Qeveria greke po i shpall luftë turizmit masiv dhe po vendos rregulla më të rrepta të plazhit. Në të ardhmen, pjesë të mëdha të plazheve nuk do të lejohen më të përdoren për shezllone.

Marketing

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar rregulla të rrepta kundër turizmit masiv të cilat do të vendosen nga pranvera.

Rregullat e reja duket se do të jenë tejet të ashpra.

Sipas Mitsotakis, të paktën 70 për qind e zonave të plazhit nuk duhet të lejohen të pushtohen nga shezllone.

Në plazhet në rezervatet natyrore, 85 për qind e zonës duhet të mbetet e lirë. Përveç kësaj, shezllonet duhet të vendosen të paktën katër metra larg ujit, shkruan Indeksonline.

Në disa plazhe do të ndalohen tërësisht shezllonet. Rregullat e reja duhet t’i bëjnë vendasit të lumtur, pasi grekët kanë protestuar vazhdimisht në vitet e fundit për t’u mbrojtur kundër përhapjes së shezlloneve.

Në të ardhmen, kompanitë që japin me qira kolltuqe dhe cadra dielli do të lejohen të zënë maksimum gjysmën e një plazhi. Kjo synon të garantojë që plazhet mund të vizitohen pa pagesë edhe nga vendasit.

Dronët do të përdoren për të siguruar respektimin e rregullave. Kushdo që shkel këto rregulla do të gjobitet dhe rrezikon t’i mbyllet biznesi.