Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president (VIDEO)

LAJM: z.Taravari, keni thënë se një ditë në jave jeni në klinikë dhe kryeni nga 50 kontrolle. Sa pacientë sot keni kontrolluar deri tani dhe sa presin për kontrollë?

Marketing

Arben Taravari: Sot është ditë e mërkurë dhe zakonisht këtu në klinikë kontrolloj diku prej 40 deri 60 pacient. Deri tash me siguri kam kontrolluar diku 11-12 pacient.

LAJM: A ka javë kur mungoni?

Arben Taravari: Shumë rrallë ndodh që të mungoj. Mund të them se mund të ndodhë ajo 4-5 herë në vit, kur e kam pushimin e verës, nëse ka ndonjë festë, ndonjëherë të del diçka probleme me shëndetin, personale ose dikush i familjes. Mendoj se 90% të rasteve çdo të mërkurë jam këtu, mundohem të jem.

LAJM: Si ja bëni me pacientët kur mungoni?

Arben Taravari: Zakonisht pacientët janë adaptuar më. Një ditë para ose dy ditë para të mërkurës zakonisht më shkruajnë porosi se doktor a mund të vijmë të mërkurën. Pjesës dërmuese mundohëm të ju përgjigjem, posaqërisht nëse nuk jam në klinikë.

Kontrollon 50 pacientë në ditë! Arben Taravari, doktori që pretendon të bëhet president (Video) | Gazeta Lajm (lajmpress.org)