Biseda me Senatorin amerikan: SHBA me rezolutë mbështet konceptin e ministrit Osmani, “integrim i përshpejtuar në BE”

Një rezolutë në mbështetje të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është sponsorizuar nga senatori demokrat nga Vermont Peter Ëelch, senatori demokrat nga Neë Hampshire Jean Shaheen dhe senatorët republikanë nga Nebraska dhe Karolina e Veriut, Pete Ricketts dhe Tom Tillis.

Marketing

Ministri i Jashtëm Osmani dje ka zhvilluar bisedë telefonike me senatorin Ëelch, njërin nga propozuesit e Rezolutës në mbështetje të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Osmani theksoi se Rezoluta e mbështetur nga senatorët e Partisë Demokratike dhe Republikane, paraqet një konfirmim shtesë se procesi ynë i integrimeve evropiane nuk ka alternativë, por në të njëjtën kohë është edhe një inkurajimi për Unionin që rruga jonë drejt anëtarësimit të plotë është përshpejtuar.
Kryediplomati i vendit Bujar Osmani thotë se, kjo do të ndihmojë edhe në inkurajimin e shteteve anëtare të BE-së dhe inkurajimin tonë që nuk kemi alternativë përveç anëtarësimit në BE.

“Ne vetëm duhet të vazhdojmë këtu për të ruajtur një parashikueshmëri strategjike, veçanërisht për të mos rrezikuar atë parashikueshmëri strategjike tani me zgjedhjet dhe të vazhdojmë të zbatojmë angazhimet për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

Në Rezolutë theksohet edhe takimi i sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken në ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Bujar Osmani.