Enis Bardhi: Dy ndeshjet miqësore janë përgatitje për Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do ta luaj ndeshjen e parë kontrolluese ndaj Moldavisë në Antalia të Turqisë. Ekipi i drejtuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski ka punuar nga dita e hënë në tokën turke, duke u përgatitur maksimalisht për sfidat që i presin e konkretisht për takimin e nesërm me moldavët.

Marketing

“Jemi grumbulluar pas disa muajve pauzë në përfaqësuese. Besoj se jemi të gatshëm dhe mendoj që këtë herë shumica e lojtarëve kanë më shumë minutazhë në ekipet e tyre. Forma e djemve besoj që është ne një nivel fizikisht pak më të lartë dhe jemi përgatitur që ta shohim veten në këto dy miqësore, të cilat do të na shërbejnë për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve dhe të përgatitemi për ato sfida, që janë të rëndësishme për neve dhe të japim maksimumin”, ka thënë Enis Bardhi në konferencën e mbajtur në Antalia.

Stefan Ashkovski nuk do të mund të jetë në dispozicion të ekipit përfaqësues të vendit për këto dy ndeshje, pasi nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se për shkak lëndimit në kyçin e këmbës i njejti nuk do të mund të luaj, përderisa të gjithë të tjerët janë në dispozicionin e seleksionuesit Bllagoja Milevski. Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë do të luhet nesër në stadiumin “Mardan” të Antalias, duke nisur nga ora 15:30.