Pendarovski: Mbështesim mjekët e rinj, çdokush duhet të ketë pagë dinjitoze

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbështet mjekët e rinj dhe specialistët privatë në luftën e tyre për paga dinjitoze.

Marketing

“Është e drejtë që të gjithë të vlerësohen siç duhet për punën dhe njohuritë e tyre, ndërsa mjekët e rinj jo vetë që nuk duhet të përjashtohen, por duhet të jenë drejtues të këtij rregulli.

Sigurimi i kompensimit të drejtë, kontributet e paguara dhe kushtet e denjë për mësim dhe punë janë parakushtet kryesore që mjekët dhe specialistët e rinj të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në vendin e tyre”, thotë Pendarovski.

Sipas tij, mjekët e rinj dhe specialistët privatë duhet të marrin atë që meritojnë.