Alarmi i Kurtit, ushtria e Serbisë: Hyjmë në Kosovë vetëm me lejen e KFOR!

Nuk ka vonuar shumë dhe Serbia ka reaguar lidhur me alarmin e lëshuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Marketing

Nemanja Staroviç, Sekretar Shteti i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, pretendon se ky është një “pushtim imagjinar”, ndërsa vazhdon me retorikën dhe pretekstet e Vuçiç se me këtë, Kurti po mbulon ngacmimet ndaj serbëve të Kosovës.

“Për ta thënë edhe njëherë më qartë, ushtria e Serbisë nuk ka hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe kurrë nuk do ta bëjë, derisa kjo të lejohet nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së”, shkruan zyrtari serb në një status në X.

Staroviç përpiqet që të shpjegojë pamjet filmike të publikuara nga kryeministri i Kosovës duke pretenduar se ishin patrullime të rregullta të ushtrisë serbe përgjatë kufirit në koordinim të ngushtë me KFOR-in.