Oda e Mjekëve kërkon zgjidhje të menjëhershme për rastin e mjekut që u gjet i vdekur

Oda e mjekëve dënoi vrasjen e djeshme të mjekut, i cili u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës Zhelezara dhe kërkon nga institucionet kompetente zbardhjen e menjëhershme të rastit.

Marketing

“Theksojmë se asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar, sepse dhuna nuk është një mënyrë e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve. Theksojmë kërkesën publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe në përputhje me rrethanat gjetjen e autorit dhe sanksionimin e tij”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

Humbja e mjekut është edhe humbje e gjithë sistemit shëndetësor, thonë nga Oda e Mjekëve, nga ku theksojnë se janë vigjilentë për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat.

Ka reaguar edhe Shoqata e Mjekëve Privatë Amë, të cilët në shenjë revolte kanë bërë të ditur se të hënën do të ndërpresin punën nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Ndryshe, sot një mjeku është gjetur i vdekur nga plagët e shkaktuar me thikë mbrëmë në parkingun përballë poliklinikës Zhelezara.