Mexhiti pyet Ahmetin dhe Thaçin: A keni bashkëpunuar edhe në vitin 2008!?

Në vitin 2008, si 30 vjeçar, me sinqeritet, pa kalkulime, deri ndoshta në naivitet, isha shef i shtabit qëndror të BDI-së, në zgjedhjet më të përgjakshme në RMV që nga pavarësia e shtetit.
Pas çdo tubimi të BDI-së shpërthenin granata nëpër shtabe.

Marketing

01 qershor 2008: dita nisi me lajmin për përplasje mes votuesve dhe policisë. Shumë shpejt u konfirmua një i vrarë në Haraçinë. Sistemi kishte rënë, kasaphana e paralajmëruar e Menduh Thaçit po jepte rezultate. Te shkolla fillore Hasan Prishtina bëhej luftë e vërtetë mes votuesit dhe parapolicisë se Menduh Thaçit.
Viktima ishte populli.

Sot publikisht, bashkëpunimin e paskan zyrtarizuar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
Natyrshëm lind pyetja, a paskan bashkëpunuar edhe atëherë këta të dy mes vehte? Si mund t’i shohin në sy familjarët e viktimës? Apo qëllimi i arsyeton mjetet?

E dhimbshme!