Enver Petrovci: RTK ma kanë prerë deklaratën, nuk i ofendova njerëzit e UÇK’së (VIDEO)

Një deklaratë e aktorit Enver Petrovci për luftëtarët u kritikua shumë nga mbështetësit e UÇK’së pasi ai ndonëse nuk përmendi konkretisht krerët e UCK’së, u pa si nënçmim ndaj komandantëve.

Marketing

Derisa po thurte lëvdata për kryeministrin Kurti, Petrovci bën krahasimin me luftëtarët duke iu referuar me “këta, po mos të kishin qenë në luftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mësusa do budigarda”

Kjo është deklarata e Enver Petrovcin në emisionin e Adelina Ismailit në RTK.

“Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Kta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në kuftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mususa do budigarda, kurgjo skishin qenë”

Por, Petrovci e ka demantuar këtë. Ai thotë se nuk ka e ka pas fjalën për komandantët e UCK’së por për e ka mëndu komunistin jugosllav, Tito.

Petrovci thotë se intervista e tij në RTK është prerë dhe keq interpretuar.

Sipas tij, fjala luftëtarët- e ka pasur për Titon .Si thotë se “Tito të mos kishte qenë në luftë kish mbet një mekanik i thjeshtë”

Deklarata e Pertrovcit për Insajderin:

“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK’së, ajo është gënjeshtër por, kom fol për njerëzit e luftës. Po tash Adelina, RTK e përmirëson e nëse nuk e përmirëson e shton atë fjali që e kanë hek, e kanë hek për shkak të kohës. E me than që do ta kthejnë fjalinë. Unë kom mëndu për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë kish mbetë një mekanik i thjeshtë. E këtë fjali e kanë hek”, ka thënë Petrovci.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=370714939256107