Taravari takon intelektualët për programin presidencial

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sot ishte në tryezë me akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Marketing

Në tryezën me intelektualët u bisedua rreth platformës presidenciale të kandidatit Arben Taravari, si dhe prioritet e kësaj platforme, ndërsa në të morën pjesë personalitete eminente si dr.prof. Rufi Osmani dhe dhjetëra profesorë tjerë universitarë, të cilët përveç sugjerimeve konkrete i dhanë edhe përkrahje të fuqishme platformës presidenciale të Arben Taravarit.

“Sot pata një takim tejet të rëndësishëm me një elitë universitare, akademike dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për Programin Presidencial. Së shpejti, ky program i hartuar nga më të mirët e vendit, do të prezantohet publikisht sepse ju meritoni më të mirët”, shprehet Taravari.

Platforma e kandidatit Arben Taravari është ndërtuar rreth katër shtyllave kryesore dhe do të publikohet në ditët në vijim.