Arsenali ka njoftuar Bayernin se tifozëve të tyre nuk do u lejohet të marrin pjesë në ndeshjen e parë që do zhvillohet në Emirates.
Kjo vjen pasi që UEFA-ja, ka dënuar “Bavarezët” me një ndeshje pa tifozë pasi që kanë ndezur mjetet piroteknike në ndeshjen me Lazion.
Ndeshja zhvillohet të martën e 9 prillit, në kuadër të çerekfinalës së UEFA Champions League, shkruan Indeksonline.
Bayerni do të marrë vetëm një numër të kufizuar biletash për delegacionin e ekipit. Biletat nga ky kontingjent janë të lidhura me kontratë.