Mexhiti: Shqiptari nuk është minoritet, shqiptari VLEN!

Prej kohësh shqiptarët kanë votuar opozitën. Tash fitorja e shqiptarëve e ka emrin VLEN. Shqiptarët janë larguar nga BDI-ja, prandaj BDI-ja prej kohësh nuk po mundet më t’i përfaqësojë shqiptarët.

Marketing

Në zgjedhjet e kaluara ajo fliste për politika të gjelbra, tash flet për politika evropiane, flet për gjithçka ama jo më për shqiptarët. Aliu po bën aleanca me komunitete minoritare vetëm që t’i shpëtojë shkatërrimit dhe braktisjes prej shqiptarëve.

Por shqiptari nuk është minoritet, shqiptari VLEN!