“Mbreti i Kriptove” dënohet me 25 vjet burgim

Former FTX chief Sam Bankman-Fried leaves the Federal Courthouse following a bail hearing ahead of his October trial, in New York City on July 26, 2023. (Photo by ANGELA WEISS / AFP) (Photo by ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)

Sam Bankman-Fried, i njohur me nofkën “SBF” është dënuar me 25 vjet burgim për vjedhjen e miliona dollarëve nga poseduesit e kriptomonedhës së tij FTX, raporton BBC.

Marketing

Pas dy orësh seancë gjyqësore, gjykatësi Lewis Kaplan ka deklaruar se Bankman-Fried e dinte se ajo që po bënte ishte krim dhe u pendua kur vuri bast me mundësinë se mund të kapej.

“Ka shumë gabime që kam bërë”, ka thënë Bankman-Fried, por ka insistuar se FTX ka mundësi që t’ua kthejë paratë.

Prokurorët kanë thënë se Bankman-Fried vodhi më shumë se 10 miliardë dollarë në një prej mashtrimeve më të mëdha financiare në histori të SHBA-së.

FTX vlerësohej me 32 miliardë dollarë para se të bankrotonte në vitin 2022.