Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i UT-së, organizoi punëtori me temë ‘Rëndësia, detyrat, format dhe demonstrimi praktik i krasitjes’

Në këtë punëtori që u mbajt më 27 mars 2024, morën pjesë studentët e kësaj njësie akademike dhe e njëjta u realizua nga dekani Doc. Dr. Bardhyl Limani, prodekania për shkencë Doc. Dr. Zejnedije Ademi Latifi dhe Prof. Dr. Alirami Saliji. Punëtoria filloi me ligjëratë nga Prof. Dr. Alirami Saliji, ku studentët u njoftuan rreth masave pomoteknike në veçanti rreth formave, kohës dhe ndikimit të krasitjes në proceset fiziologjike të
pemëve frutore. Më pas aktiviteti vijoi me demonstrim praktik të krasitjes në një pemishte në fshatin Sedllarcë e Epërme, në një sipërfaqe prej 3 hektarësh, ku kultivohen mollë të varieteteve Granny Smith, Delishes i Kuq, Delishes i Artë si dhe Jonathan.
Studentët realizuan krasitjen dimërore të mollës, me qëllim që nëpërmjet kësaj mase pomoteknike të arrihet një baraspeshë mes rritjes vegjetative dhe frutifikimit si dhe të pengohet frutdhënia alternative e pemës.
Punëtoria i inkurajoi studentët që përmes një kombinimi mes dijes dhe praktikës mund të arrihet suksesi i pritshëm.

Marketing