VLEN është mundësia e vetme për të sjellur një frymë të re në politikë

Koalicioni i BDI-së me partitë që deri dje e kundërshtonin BDI-në flet shumë, ndoshta më shumë se ç’duhet.
Të bësh koalicion me dikë që e ke kundërshtuar 20 vite është dëshpëruese për vet votuesit e tu.
Çfarë duhet të kuptojnë me këtë votuesit të cilët pasi u bë koalicioni me BDI-në tani duhet ta votojnë BDI-në edhe pse deri dje kanë votuar kundër tyre? A nuk është kjo një nënçmim dhe një tradhti ndaj votuesve tuaj, një pasiguri dhe një lojë e bërë me vet votuesit?
Gjendja dëshpëruese dhe korrupsioni kanë folur me dekada të tëra për qeverisjen e tyre!
A nevojiten më shumë tregues, a nuk mjafton për sytë e për veshët ky realitet që po e shikojmë në vendin tonë? Atëherë, për çfarë e kemi ngritur zërin deri dje, për çfarë jemi betuar? Për tu pajtuar me mënyrën e njëjtë të qeverisjes?
JO! Ne qëndrojmë edhe më të fortë për një ndryshim dhe për të ngritur vendin tonë në nivelet e një shteti të denjë e të barabartë për të gjithë dhe për t’i avancuar të gjithë shqiptarët e jo vetëm ata të rrethit të ngushtë!
VLEN u bë për një shpresë të re, për një ngritje të të rinjve nga balta, për ditë që janë ndryshe nga ato që kemi parë në përditshmërinë tonë, VLEN u bë për t’ju mundësuar rehati dhe jetesë të mirë shqiptarëve!

Marketing

Për këtë arsye, mendo ndryshe sepse ti VLEN!

Astrit Iljazi
Lëvizja BESA